Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Gramsh/ Policia njoftim zyrtar : Dy të plagosur rëndë, një viktimë

Aksidenti në Gramsh/ Policia njoftim zyrtar : Dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash–Poroçan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja tragjike për personat që ndodheshin brenda.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i kamionit.

Hetimet e para të Policisë Rrugore dhe autoriteteve vendore tregojnë se në automjet ndodheshin Dëshira Hoxha, Albana Boja dhe Shaban Kotorri.

Policia ka dal me nje njoftim zyrtar ku njofton se 'si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.'

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

 

Të fundit