Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Greqi, kush është 22-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Aksidenti në Greqi, kush është 22-vjeçari shqiptar që

Është zbardhur identiteti i 22-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Nea Eritrea në Greqi.

Mediat vendase raportojnë se viktima është shtetasi Angjele Saliu nga Cërriku, por me banim në Nea Eritrea.

Ai ka qenë duke drejtuar motorin me targa IPK-0166 në rrugën “Harilaou Trikoupi”, kur rreth orës 00.30 është përplasur me një automjet të drejtuar nga 63-vjeçari grek Konstantino Ioannou.

Si pasojë e aksidentit shqiptari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore është konstatuar mungesa e kaskës mbrojtëse te viktima, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është arrestuar.

Policia greke po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit