Flash News

E-TJERA

“Çrregullimet psikologjike i shfaqi një vit më parë”, avokati i Jetnor Zhabolit: Problemet i nisën kur punonte

“Çrregullimet psikologjike i shfaqi një vit më

Avokati i Jetnor Zhabolit, Edison Hasanbasha në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” tha se qëllimi i familjarëve nuk është për ta dënuar, por ai të kurohet dhe të shkojë pranë familjes.

“Prokuroria e ka sjellë masën e sigurimit me disa dyshime për dhunë në familje, heqje të paligjshme të lirisë, keqtrajtim të të miturit dhe shkaktim vetëvrasjeje, nnuk qëndrojnë të gjitha, për shembull shkaktimi i vetëvrasjes. Jetnori kishte një jetë shumë normale thjesht nuk e di arsyen përse ka arritur në këtë gjenerim të shëndetit mendor, por duhet të tregohemi të kujdesshëm në raportimin e këtij lajmi se e kam parë që është trajtuar si një kriminel. Një person që kryen disa veprime por nuk i kupton nuk është kriminel por i pa përgjegjshëm është detyra jonë për ta kaluar këtë.

Fillesat i ka pasur në punë, aty tregonte me familjarët që dëgjonte zëra sikur flsnin për të, e la punën tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe avancimi erdhi duke u shtuar, deri në fazën që jemi sot. Ai nuk ka dhënë deklaratë për familjen, edhe nëna edhe bashkëshortja e kuptojnë problemin e Jetonorit e kuptojnë që ka probleme të shëndetit mendor. Edhe bashkëshortja ka dorëzuar një deklaratë noteriale që kërkon më tepër mjekimin e tij për t’ju rikthyer familjes, se sa dnëimin. Policia shkoi pas telefonatës së bërë nga fqinjët prej zhurmave. Bashkëshortja ka shprehur se Jetnori ka shfaqur probleme psikologjike dhe ka nevojë për t’u trajtuar. Nuk është qëlllimi për ta dënuar”, tha avokati.

Të fundit