Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Milot-Rrëshen ku humbën jetën babë e bir, pranga shoferit të 'Benz-it'

Aksidenti në Milot-Rrëshen ku humbën jetën babë e bir,
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e djeshme në aksin Milot-Rrëshen. Dy makina u përfshinë në një aksident, ku për pasojë humbën jetën drejtuesi i njërit nga mjetet dhe fëmija i tij 3-vjeçar.

 Mjeti tip ‘Benz’ pas përplasjes, shpërtheu në flakë, ndërsa mjeti tip ‘Opel’ ku ndodhej familja me tre anëtarë, u përplas me bordurën e rrugës.

Mësohet se në pranga, është vënë drejtuesi i mjetit tjetër. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i gabuar i shoferit të vënë në pranga, i cili përveç plagëve të shkaktuara nga aksidenti, ka marrë edhe djegie të rënda.

Të fundit