Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Shkodër/ Shkon në dy numri i viktimave, kush janë të rinjtë që humbën jetën

Aksidenti në Shkodër/ Shkon në dy numri i viktimave, kush
Foto Ilustruese

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i regjistruar mëngjesin e sotëm në në aksin Shkodër-Malësi e Madhe.

Në aksident janë përfshirë tre automjete dhe si pasojë kanë humbur jetë dy të rinj. Viktimat janë Erglis Delaj dhe Sergjo Kukaj, të dy rreth 20 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj. Përplasja ka qenë aq  e fortë sa dy prej automjete kanë përfunduar jashtë rruge.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat.

Të fundit