Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në aksin Fushë Krujë – Thumanë 

Aksident i trefishtë në aksin Fushë
foto iliustruese

Sot ka ndodhur një aksident në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku janë përfshirë 3 mjete. Në këtë aksident kanë ngelur të plagosur një grua me inicialet K.Gj, e cila është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

“Rreth orës 14:25, në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin R. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. Gj., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin Sh. S. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja K. Gj., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi P. Gj, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar policia. 

Të fundit