Flash News

E-TJERA

Aksidentohet në Dibër gazetarja Ledjona Xheladinaj

Aksidentohet në Dibër gazetarja Ledjona Xheladinaj

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Melan të Dibrës, ku është përfshirë gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj. Sipas informacioneve, Xheladinaj është aksidentuar teksa udhëtonte me motor.

Si pasojë e aksidentit, gazetarja ka pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë stabël.

Mjekët po monitorojnë me kujdes ecurinë e saj për të përcaktuar nëse do të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale. Deri më tani, rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë detajet e ngjarjes në vijim.

Të fundit