Flash News

E-TJERA

Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë, përplaset me koshin e mbeturinave

Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë, përplaset me

Një tjetër autobus në Tiran është aksidentuar. Bëhet fjalë për urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio, i cili është përplasur me koshin e mbeturinave.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën pranë zonës së quajtur “Misto Mame”. Mësohet se nuk ka të lundruar përveç dëmeve materiale.

Kjo është hera e katërt që autobusët në Tiranë përfshihen në aksidente. Ishte fillimisht urbani i linjës së Unazës së Re, i cili përfundoi në Lanë duke marrë poshtë vetes një mjet të vogël. Nga aksidenti mbetën të lënduar 5 persona.

Brenda 6 ditëve u përfshi në aksident edhe urbani i linjës ‘Qytet Studenti’ pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës duke u përplasur me stacionin e pasagjerëve. Ndërsa një tjetër urban u përplas me një mjet në zonën e Stacionit të Trenit.  

Të fundit