Flash News

E-TJERA

Aksidentohet një tjetër urban në Tiranë

Aksidentohet një tjetër urban në Tiranë

Një tjetër autobus është aksidentuar në kryeqytet. Urbani i linjës Qyteti Studenti është përplasur me stacionin pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por nuk raportohet për të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, sipas policisë.

Nga pamjet shihet se xhami i parë i autobusit është thyer. Kujtojmë që disa dotë me parë, një autobus përfundoi në lumin Lana, ndërsa pesë persona mbetën të lënduar.

“Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin "Zogu I", shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin, dyshohet se është përplasur me mbulesën e  vendqëndrimit të  stacionit të autobusit. Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit