Flash News

E-TJERA

Pamje/ Aksidentohet për vdekje këmbësori në autostradën Thumanë-Laç, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Pamje/ Aksidentohet për vdekje këmbësori në autostradën

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi mbrëmjen e së enjtes në autostradën Thumanë-Laç.

Policia njofton se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, ende të paidentifikuar. Sakaq, drejtuesi i automjetit 21 vjeç është shoqëruar në Komisariat.

"Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit