Flash News

E-TJERA

Aksidentohet për vdekje një grua në Tiranë

Aksidentohet për vdekje një grua në Tiranë

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në Bathore.

Policia e Tiranës njofton se E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

"Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

Të fundit