Flash News

E-TJERA

Aksidentohet punëtori në Sarandë, niset drejt Traumës

Aksidentohet punëtori në Sarandë, niset drejt Traumës

Një punëtor është dëmtuar gjatë punimeve në një pallat në Sarandë.

57-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore. Mësohet se punëtori është dëmtuar në pjesën e kokës.

“Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit