Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje dy vajza, plagosi dy të tjera, Gjykata e Elbasanit dënon shoferin e dehur me vetëm katër vjet burg

Aksidentoi për vdekje dy vajza, plagosi dy të tjera, Gjykata e

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me vetëm katër vjet burg Behar Pemën, i cili në aksidentin që shkaktoi një vit më parë përfshiu katër vajza, dy prej të cilave ndërruan jetë.

Automjeti ” Volswagen” me targa AA 409 VE me të cilin ato po udhëtonin është përplasur në 13 shtator 2020 nga mjeti tip “Benz” me targë AB 209 AD  që drejtohej nga Behar Pema. Madje, ky i fundit rezultoi i dehur në testin e alkoolit ( 093 mg/l testi i pare dhe 0.99 mg/ l testi i dyte).  

Katër vajzat po udhëtonin drejt Korçës në momentin kur ndodhi aksidenti që i mori jetën dy pasagjereve Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërsa plagosi Denisa Dibrën dhe Nervida Garunjën.

Vendimi i gjykatës ka sjellë reagimi i nënës së njërës prej viktimave, Lusinda Garunja, e cila nëpërmjet facebook thotë se hoqën dorën nga vetëgjyqësia duke besuar tek drejtësia.

“Me 13 shtator ne ditëlindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta moren jeten padrejtesisht... ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por ne arkivolin e ftofte... E dje ty e shoqen tande Xheni te vrane per se dyti... ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vdekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin... Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote....

Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre dënimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera dhimbjen tone”, shkruan  Ralija Alija.

 

 

Të fundit