Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës

Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, arrestohet ish-kryebashkiaku i

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, është arrestuar pasi aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme një 17-vjeçar.

17-vjeçari mbërriti në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës.

Policia njoftoi arrestimin e Bollanos nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë. Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë. Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njofton policia.

Të fundit