Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin, arrestohet shoferi në Berat

Aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin, arrestohet shoferi  në Berat

Policia ka arrestuar 69-vjeçarin i cili aksidentoi për vdekje ditën e djeshme një 65-vjeçar në Berat,  rreth orës 19:40, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”.

Pas aksidentit shoferi u largua nga vendngjarja ndërsa ditën e sotme u mundësua kapja e tij.

"Ditën e djeshme, aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor 65 vjeç, u largua nga vendi i aksidentit dhe fshehu automjetin, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 69-vjeçari.

Gjithashtu, gjendet dhe bllokohet automjeti tip “Nissan” që drejtonte i arrestuari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, si rezultat veprimeve intensive dhe të shpejta hetimore, të kryera për zbardhjen e rrethanave të një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 21.03.2024, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin B. K., 69 vjeç, banues në Berat. 

Automjeti tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 19:40, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. H., 65 vjeç, banues në Berat, i cili ditën e sotme humbi jetën në Spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka fshehur automjetin në qytetin e Dimalit. 

Policia gjatë kontrolleve, ka gjetur dhe ka bllokuar automjetin e tij tip “Nissan”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

Të fundit