Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje 70-vjeçarin, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Aksidentoi për vdekje 70-vjeçarin, arrestohet  21-vjeçari

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Shkodrës pas një aksidenti fatal që ndodhi një ditë më parë.

I riu, identifikuar si V. D., përplasi një këmbësor 70-vjeçar, shtetasin P. B., i cili humbi jetën në vendngjarje.

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi në lagjen Draçin, dhe specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan 21-vjeçarin për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.”

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të 2 informacioneve të dhëna ditën e djeshme, për 2 aksidente, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore: arrestuan shtetasin V. D., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,  pasi në lagjen Draçin, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin shtetasin P. B., 70 vjeç. Si pasojë 70 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje;

Të fundit