Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje avokatin dhe u arratis, identifikohet 22-vjeçari

Aksidentoi për vdekje avokatin dhe u arratis, identifikohet

E. Kacani, 22 vjeç është autori i dyshuar që aksidentoi për vdekje dhe më pas e braktisi në vendngjarje avokatin Leonardo Dingo.

Kacani është emigrant në Greqi dhe policia po punon për kapjen e tij.

Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti.

"Pas përplasjes për vdekje të avokatit që ndodhi rreth orës 01:00, të 21 gushtit në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi Leonard Dingo, 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Nga hetimet policia deklaroi se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është E. Kacani, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili menjëherë pas përplasjes së Dingos, u largua nga vendngjarja", njofton policia.

Të fundit