Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, në pranga 28-vjeçari

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, në pranga

Policia ka arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin R. B pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor 72-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit