Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje punonjësin turk në Skrpar, arrestohet shoferi i kamionit

Aksidentoi për vdekje punonjësin turk në Skrpar, arrestohet

Policia ka arrestuar shoferin e kamionit i cili aksidentoi për  vdekje shtetasit turk gjatë punës në një firmë mermeri në Skrapar.

Mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një cisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, cisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.", njfton policia.

Të fundit