Flash News

E-TJERA

Aksidentuan për vdekje 25-vjeçaren, arrestohen dy persona

Aksidentuan për vdekje 25-vjeçaren, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të cilët shkaktuan aksidentin me pasojë vdekjen e një 25 vjeçareje.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në Institut, ku shtetasit E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, kanë aksidentuar shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : 

E.B, 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit