Flash News

E-TJERA

Aksidentuan për vdekje 26-vjeçarin, ShÇBA arreston efektivin e policisë dhe vëllain e tij

Aksidentuan për vdekje 26-vjeçarin, ShÇBA arreston efektivin

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar një punonjës policie dhe vëllain e tij, pasi aksidentuan për vdekje 26-vjeçarin pak pas mesnatës së kaluar në Kamëz.

Në pranga është vënë shtetasi R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.

"Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes." thuhet në njoftimin e ShÇBA-së.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

Të fundit