Flash News

E-TJERA

Aksioni në MEK, Prokuroria e Durrësit për BIRN: Çdo veprim i policisë ishte nën monitorimim

Aksioni në MEK, Prokuroria e Durrësit për BIRN: Çdo veprim

Policia e Shtetit zhvilloi sot një operacion policor me urdhër të Prokurorisë së Posaçm,e në kampin e muxhahedinëve Ashraf 3 në Manzë. Kontrolli u bë në kuadër të sulmeve kibernetike, por u pasua me një situatë të tensionuar, ku sipas MEK një person ndërroi jetë nga dhuna e policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mohoi të ketë pasur dhunë nga policia. Ai tha se gjithçka nisi pasi gjatë kontrollit u zbuluan disa salla operative dhe kompjutera, çka shkaktoi një tension mes tyre.

Prokuroria e Durrësit e kontktuar nga BIRN, ka thënë se viktima që u gjet në ambientet e brendshme të MEK, i është nënshtruar autopsisë dhe pritet të dalin rezultatet. Drejtuesja e Prokurorisë, Anita Jella, shtoi Prokuroria nuk kishte asnjë të dhënë për të lënduar të tjerë dhe se çdo veprim i policisë ishte kryer nën monitorimin e kamerave.

SPAK ndërkohë nuk ka bërë me dije arsyet për kontrollin dhe as se çfarë rezultoi pas kryerjes së tij.

Të fundit