Flash News

E-TJERA

Aksioni në Shkodër/ RENEA ‘harron’ bandat dhe kriminelët, dhunon gazetarin

Aksioni në Shkodër/ RENEA ‘harron’ bandat dhe

Aksioni i sotëm i RENEA-s në Shkodër, kundër personave të inkriminuar nuk ka kursyer as përfaqësuesit.

RENEA ka treguar “forcën” ndaj gazetarit të ABC, Simon Shkreli i cili ndodhej në krye të detyrës e po filmonte aksionin. 

Sipas ABC, gazetari është njohur nga Drejtori i Policisë së Shkodrës Hamdi Fjora dhe shefi i Komisariatit Paulin Çupi, por nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje edhe pse kanë komunikuar me personin në fjalë. 

Jam gazetar, jam në punë, ja ku e kam “badgen””. Këto fjalë nuk kanë shërbyer si argument që RENEA të ndalë veprimet e paligjshme kundër gazetarit.

Vlen të theksojmë se nuk është rasti i parë ku gazetarët dhunohen. Në qarqet më të mëdha në orët e fundit po organizohen kontrolle nga RENEA. Kryesisht në Vlorë, Elbasan dhe Shkodër. Ky aksion vjen pas urdhrit të dhënë nga Gledis Nano, i iniciuar pas masakrës së ndodhur në “Don Bosko” ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

 

Të fundit