Flash News

E-TJERA

Aktivistët kërkesë Presidentit Begaj kundër Ligjit për Barazinë Gjinore

Aktivistët kërkesë Presidentit Begaj kundër Ligjit për

Pas kalimit të Ligjit për Barazinë Gjinore me 77 vota pro në Parlament, aktivistët që disa ditë më parë protestuan përpara institucioneve ligjvënëse iu drejtuan tani Presidencës, duke dorëzuar një kërkesë zyrtare për kreun e shtetit, Bajram Begaj, që të mos japë miratimin përfundimtar të ligjit.

Me 30 arsye në duar dhe një argumentim të detajuar për pasojat e ligjit, qytetarët dhe aktivistët shprehen shqetësimin se ligji mund të dëmtojë familjen tradicionale dhe mund të lehtësojë praktika të diskutueshme, përfshirë edhe terapinë hormonale për fëmijët.

Ata njoftojnë gjithashtu një protestë kombëtare të shtunën, më 15 nëntor, në Sheshin Skënderbej në orën 10:30, për të shprehur sërish kundërshtimin ndaj ligjit dhe për të kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

Të fundit