Flash News

E-TJERA

Aktivisti holandez: Rama ble vota për të qëndruar në pushet, ‘non-grata’ e Berishës e pakuptimtë

Aktivisti holandez: Rama ble vota për të qëndruar në pushet,

Aktivisti holandez për të drejtat e njeriut, Jan Jensen, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe partinë e tij se kanë instrumenta për të blerë votat.

Në një lidhje direkte për “A Show” në Syri Tv, Jensen tha se njerëzit që aktualisht qëndrojnë në pushtet po përdorin të gjitha metodat për të qëndruar.

"Ata kanë instrumentet e veta, ata blejnë vota, përdorin të gjitha metodat për të mbajtur një pushtet", tha ai. 

Duke komentuar vendimin e DASH që shpalli kryetarin e PD, Sali Berisha non grata, Jansen tha se është qesharake dhe e pakuptimtë.

"Caktimi i Berishës non grata për mendimin tim është e pakuptimtë. Ai është një politikan me historinë e tij dhe nëse nuk është gjykuar është qesharake", u shpreh Jan Jansen.  

Të fundit