Flash News

E-TJERA

Aktorja e njohur nga Tropoja: Dua të bëhem deputete, pse iu bashkova Partisë Socialiste

Aktorja e njohur nga Tropoja: Dua të bëhem deputete, pse iu bashkova

Aktorja e njohur e Portokalli, Arjola Demiraj ka renditur arsyet se pse po angazhohet në politikë dhe iu bashkua PS.

Duke folur në ‘Open’, Demiraj thotë se PS ka bërë ndryshime pozitive për Tropojën, qytetin e saj të vendlindjes.

“Afrimi im me PS ka argumente. Kam pas bindje të djathta dhe kanë ndryshuar. Nuk kam miq në PS. E kam me fakte pse vendosa ta përkrah këtë forcë.

Ka të bëjë me pikën time të dobët, Tropoja. PS ka bërë punë të mira në vendlindjen time. Ka dy ujësjellës të ndërtuar, ka ndërtuar rrugë, projekte në infrastrukturë. Këto e lehtësojnë jetën atje sepse për muaj me radhë nga Valbona nuk mund të zbrisnin, sot është e mundur. PD ka patur mjaftueshëm kohë për të investuar. Për vite me radhë nuk është investuar fare. Jam me njerëzit që punojnë, rindërtojnë”, tha aktorja.

E pyetur se çfarë roli donte të kishte në politikë, ajo tha pse jo deputete.

“Do doja të bëhesha deputete. Mendoj se jam një zë i fortë për Tropojën, jam vajzë e re me energji pozitive për të ndihmuar rrethin ku unë vij. Vij nga një familje e ndershme e është ngritur me punë.

Duhet ti ndryshohet faqja Tropojës. Është debulesa ime, dua të investoj në atë qytet të harruar”, u shpreh aktorja.

 

Të fundit