Flash News

E-TJERA

AKU bllokon edhe 75 tonë misër nga Serbia në Shkodër

AKU bllokon edhe 75 tonë misër nga Serbia në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër bllokoi 75 tonë misër blegtoral, vetëm pak ditë pasi u bllokuan 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues.

Sasia e sotme e çon në 100 tonë sasinë totale të ndaluar.

Sipas drejtorit të AKU Shkodër, Ramir Haderi, misri i ardhur nga Serbia është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike, për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që tejkalon normat e lejuara në Shqipëri.

AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë rezulton se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë.

 

 

 

 

 

Të fundit