Flash News

E-TJERA

Akuza për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim prone, arrestohet shqiptari në Gjermani

Akuza për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim prone, arrestohet

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga autoritetet gjermane.

Bëhet fjalë për Hito Musajn, 60 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Sipas hetimeve, Musaj ka falsifikuar lejen e ndërtimit për të përvetësuar një apartament në Vlorë, të cilin më pas e ka shembur dhe ka ngritur një objekt të ri me përmasa të mëdha.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë.

Të fundit