Flash News

E-TJERA

Akuzat e PD-së ndaj Ervin Bushatit, SPAK nis hetimet për mosdeklarim të pasurisë

Akuzat e PD-së ndaj Ervin Bushatit, SPAK nis hetimet për mosdeklarim

Partia Demokratike ka njoftuar se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se kryetari i PS për fushatën, Ervin Bushati është nën hetim për mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

PD kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati. 

Në përgjigje të kësaj kërkese, PD njofton se  SPAK u ka kthyer përgjigje se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

PD e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie.

Bëhet fjalë për mosdeklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

Konkretisht, rezulton se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:

Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
Një pasuri me s ipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.
Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014.
Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.

Të fundit