Flash News

E-TJERA

Akuzat për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka

Akuzat për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg

SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre sa i takon çështjes së inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë për ish-vartësin e tij, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën 4 vite. Mësohet se në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg.

Ish-ministri Lefter Koka, asokohe ministër i Mjedisit, akuzohet se ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro.

KËRKESA E SPAK

Lefter Koka 10- 6.8 vite

Alqi Bllako 4-2.8 vite

Serafin Papa 4 vite

Pëllum Abeshi 4 vite

Jonida Zqeqo 4 vite

Bardhyl Çabiri 4-2.8 vite

Mirel Mërtiri 10 -6.8 vite

Stela Gygallja 7 -4.8 vite

Klodian Zoto 10- 6.8 vite

Të fundit