Flash News

E-TJERA

Akuzohej për shpërdorim detyre, rikthehet në detyrë pas arrestimit doganieri i Kapshticës

Akuzohej për shpërdorim detyre, rikthehet në detyrë pas

Disa ditë më parë, përmes operacionit antikontrabandë "Cross Border", policia arrestoi tre persona, ku njëri prej tyre ishte doganier në Pikën Doganore Kapshticë.

Në këtë operacion, u sekuestrohen sasi të konsiderueshme karburanti, vaj mjetesh dhe vaj ushqimor, medikamente mjekësore, prodhime letre dhe pleh kimik.

Në njoftimin e policisë thuhej se "Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një hetimi disajavor, finalizuan operacionin e koduar "Cross Border", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Xh. H., 57 vjeç, banues në Ersekë; F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë; K. P., 41 vjeç, banues në Korçë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë)."

Është mësuar sipas burimeve të Politiko, se pas arrestimit dhe masës së lëshuar nga Gjykata, shtetasi K.P me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë, është rikthyer në punë në të njëjtin pozicion pavarësisht se për të është vendosur masa "Detyrim paraqitje".

Në njoftimin e policisë thuhej se "nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi K. P., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave."

Të fundit