Flash News

E-TJERA

Akuzohen për spiunazh, gjykata e Elbasanit jep masat e sigurisë për dy rusët dhe ukrainasin

Akuzohen për spiunazh, gjykata e Elbasanit jep masat e sigurisë

Gjykata e Elbasanit zhvilloi sot seancën për dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hyjnë në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh mbrëmjen e 20 gushtit duke sulmuar me spray djegës në fytyrë ushtarët që ruanin godinën.

Gjykata vendosi për Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov masën e sigurisë “Arrest me burg”. Dëshmitë e tyre nuk janë bërë publike pasi sipas prokurorisë përbëjnë sekret hetimor.

Dy shtetasit rus dhe ukrainasi tentuat të futen në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin ka debatuar me dy ushtarët që ruanin godinën çka ka bërë që t'i sulmojë me spray djegës. Tre shtetasit e huaj kanë deklaruar në prokurori se nuk kanë lidhje me inteligjencën ruse, por se janë turistë të apasionuar pas fotografisë.

Nga një vështrim në rrjetet sociale, tre shtetasit kanë postuar foto nga godina të braktisura që dikur kanë qenë ish-ndërtesa industriale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të botës. 

Zorin, Timofeeva dhe Alpatov akuzohen si agjentë të spiunazhit rus. 

Të fundit