Flash News

E-TJERA

Akuzohet për mashtrim që arrinte vlerën prej 1.3 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

Akuzohet për mashtrim që arrinte vlerën prej 1.3 mln euro,

Një 26-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet gjermane për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro, është arrestuar ditën e sotme në Itali.

Ai ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello. 26- vjeçari  kishte krijuar një lidhje me një vajzë dhe kishte gjetur edhe punë.

I riu punonte në një kompani në Shqipëri, e cila mashtronte shtetas gjermanë.

Ai akuzohet të jetë përfshirë në një skemë mashtrimi me kriptovaluta me vlerë 1 mln 270 mijë euro, në periudhën Maj 2019- Mars 2021.

 26- vjeçari u dërgua në burgun e Santa Bona në pritje të ekstradimit në Gjermani ku rrezikon deri në 15 vite burg.

Ndërsa tani Policia e Trevisos arriti ta lokalizojë të riun duke e ndaluar.

Të fundit