Flash News

E-TJERA

Akuzohet për shtyrje në vetëvrasje të bashkëshortes, Gjykata e Durrësit cakton 'arrest në burg' për Alfred Gjinin

Akuzohet për shtyrje në vetëvrasje të bashkëshortes,

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg' për Alfred Gjinin, i cili akuzohet se ka shtyrë të shoqen drejt vetëvrasjes.

Bëhet fjalë për ngjarjen e dy ditëve më parë kur Anisa Gjini, 24-vjeç, u hodh nga ballkoni i banesës ku jetonin në Durrës, pas një sherri mes tyre, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në seancë, prokurori Agron Gjana e ka akuzuar Gjinin për shtyrje në vetëvrasje të bashkëshortes së tij, ndërsa gjyqtari Petraq Curri e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin dhe ka vendosur masë sigurie arrestin me burg pa afat.

 

Të fundit