Flash News

E-TJERA

Akuzohet për trafik d*oge, SPAK çon për gjykim Luis Çelën

Akuzohet për trafik d*oge, SPAK çon për gjykim Luis

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e Luis Çelës.

Çela akuzohet për “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal apo organizata kriminale”.

“Procedimi penal filloi mbi bazën e kërkesë për ndihmë të ndërsjelltë juridike të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Apelit të Kalamatës, Greqi me qëllim ushtrimin e ndjekjes penale në ngarkim të shtetasit Luis (Argen) Çela, i biri i Qerim dhe i Selvi, lindur më 3.03.1981, në Buzuk, Skrapar, me akuzën “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale””, njofton SPAK.

Sipas hetimeve, Luis Çela rezultoi se ishte i përfshirë në trafikun e narkotikëve së bashku me persona të tjerë shqiptarë dhe grekë. Hetimi i SPAK ndaj tij filloi mbi bazën e kërkesës për ndihmë të ndërsjelltë nga Prokuroria e Kallamatës në Greqi.

Grupi i strukturuar në të cilën përfshihej Luis Çela kishte si qëllim synonin  trafikimin e lëndëve narkotike në format speciale të kultivimit të bimëve të gjinisë së kërpit indian (kanabis) në zona të ndryshme në Greqi.

Të fundit