Flash News

E-TJERA

Akuzohet se ka thyer dyert dhe dritaret e selisë blu, ndalohet 54-vjeçari

Akuzohet se ka thyer dyert dhe dritaret e selisë blu, ndalohet

Policia ka ndaluar një tjetër person lidhur me protestën para selisë blu. Blutë bëjnë me dije se kanë shoqëruar një 54-vjeçar me iniciale L.S., i cili akuzohet se gjatë protestës të ditës së shtunë ka thyer dyert dhe dritaret e selisë.

Ndaj tij rendojnë akuzat për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Ndërkohë aktualisht po zhvillohet seanca gjyqësore për rreth 30 të ndaluarit e tjerë. Prokuroria ka kërkuar për katër prej tyre "arrest shtepie", ndërsa për të tjerët "detyrim paraqitje".

Të fundit