Flash News

E-TJERA

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë

Një e-mail ka shkaktuar kaos brenda një qëndre tregtare në Tiranë.

Sipas një njoftimi nga policia, është dhënë alarm për bombë përmes një e-maili. Pas kontrolleve, nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

“Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Të fundit