Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Alarmet për ushqimin në Shqipëri/ Nga salmonela te mungesa e kontrollit, një zinxhir problemesh që rrezikon konsumatorin
Një tjetër sinjal alarmi për sigurinë ushqimore ka ardhur nga sistemi europian i alarmit të shpejtë RASFF, që ka identifikuar praninë e salmonelës në një produkt të importuar në Shqipëri: Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g), i sjellë nga Gjermania nga kompania “Lengo Group”.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), janë importuar 18.3 kg të këtij produkti, nga të cilat 8.7 kg rezultojnë të shitura te konsumatori fundor.

Pjesa e mbetur është bllokuar dhe do të asgjësohet, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje ta kthejnë produktin në pikat e blerjes.
Ky rast rikthen në vëmendje një problem të përsëritur: produktet e rrezikshme shpesh arrijnë te konsumatori përpara se të ndërhyjnë autoritetet.
Kontrollet në terren: bllokime dhe gjoba, por pas shkeljeve
Në kohët e fundit, AKU ka raportuar disa ndërhyrje në subjekte ushqimore:
Në Shkodër, u bllokuan 7,196 kg djathë i bardhë lope në subjektin “Nail Idrizi”, për shkelje të rënda higjieno-sanitare. Aktiviteti u pezullua dhe u vendosën gjoba në total 400 mijë lekë.

Në Tiranë, pas një denoncimi, u bllokuan rreth 4 ton produkte bimore të paetiketuara në një magazinë në Shkozë. Mungesa e informacionit bazë mbi origjinën dhe përbërjen ngriti dyshime serioze mbi sigurinë e tyre.

Në një kompani përpunimi mishi (KMY), u konstatuan kushte të papërshtatshme higjienike dhe shkrirje e produkteve në kundërshtim me standardet. U bllokuan 738 kg fileto dhe gjoks pule, ndërsa hetimet vijojnë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia. Ngarkesa është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, teksa po hynte në territorin shqiptar nga Mali i Zi.
Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrolleve laboratorike është konstatuar prania e aflatoksinës B1 në nivele mbi normat e lejuara për Shqipërinë.
Sasia e bllokuar, që ishte e destinuar për qytetin e Elbasanit dhe e kategorizuar si misër blegtoral, është ndaluar menjëherë nga AKU Shkodër për të shmangur çdo rrezik potencial për shëndetin e kafshëve dhe konsumatorëve.

Këto raste tregojnë se ndërhyrjet ndodhin kryesisht pasi shkeljet janë konsumuar, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e kontrolleve parandaluese.
Skandali i mishit me salmonelë: një precedent i rrezikshëm
Rasti më i rëndë mbetet ai i marsit 2025, kur në tregun shqiptar u hodhën sasi të mëdha fileto pule të kontaminuara me salmonelë nga Brazili.
Sipas të dhënave:
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili.
Në tregun shqiptar është hedhur mish pule i kontaminuar me salmonelë në një sasi të konsiderueshme nga kompania Dimal, ndërsa konsumatori u njoftua publikisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, 1 javë pasi kishte marrë në dorë analizat me prani salmonele, dhe filetot e rrezikshmë për shëndetin ishin shpërndarë për konsum nëpër markete.

AKU njoftoi se referoi për hetim në Prokurorinë e Tiranës një kompani, por duke i mbajtur të fshehtë emrin, që importoi nga Brazili mish të kontaminuar me salmonelë, bakter i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.
Çfarë është salmonela dhe sa e rrezikshme është
Salmonela është një bakter që infekton zorrët dhe përhapet kryesisht përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar.
Simptomat përfshijnë:
diarre,
dhimbje barku,
të vjella dhe temperaturë.
Ato shfaqen zakonisht 12–72 orë pas infektimit dhe zgjasin disa ditë. Në shumicën e rasteve kalojnë pa trajtim, por për personat me imunitet të dobët mund të jenë të rrezikshme dhe kërkojnë hospitalizim.

Tre elementë dalin në pah: reagimi i vonuar, pasi produktet e rrezikshme shpesh identifikohen vetëm pasi kanë hyrë në treg; mungesa e transparencës, ku në disa raste subjektet përgjegjëse nuk bëhen menjëherë publike; si dhe dobësitë në gjurmueshmëri, që lidhen me mungesën e etiketimit dhe dokumentacionit të plotë për ndjekjen e zinxhirit të furnizimit. Edhe pse AKU deklaron intensifikim të kontrolleve, fakti që shumë shkelje zbulohen pas denoncimeve apo rasteve të rënda tregon se sistemi vijon të funksionojë më shumë si reaktiv sesa parandalues.
Përfundim: konsumatori mbetet hallka më e pambrojtur
Në një treg ku skandalet ushqimore po bëhen të shpeshta, konsumatori shqiptar mbetet i ekspozuar ndaj rreziqeve që shpesh nuk i kontrollon dot vetë.
Besimi te siguria ushqimore nuk ndërtohet vetëm me gjoba dhe bllokime pas faktit, por me një sistem që garanton kontroll real në çdo hallkë nga importi, te përpunimi dhe deri te rafti i supermarketit. /N.Fero/Politiko.al/
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31