Flash News

E-TJERA

Albert Zadrima: Sali Berisha është ende çelësi

Albert Zadrima: Sali Berisha është ende çelësi

Analisti Albert Zadrima ka bërë një koment mbi sulmet që Evi Kokalari i ka drejtuar kreut të PD, Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Zadrima shkruan se sulme që vijnë nga tipa me mbiemër të stërmadhuar si “Kokalari” e që janë të mbushur me intriga dhe urrejtje, nuk janë debate politike.

Ai shprehet se Berisha është ende çelësi i opozitës shqiptare, përpos gabimeve. Zadrima vë në dukje se Berisha mbetet i pakontestueshëm në PD deri në ringjalljen e partisë me një lidership të ri.

POSTIMI:

Të thuash të vërtetën, nuk do të thotë të heshtësh për padrejtësitë, por të bësh dallimin mes kritikës legjitime dhe manipulimit të ulët.

Sali Berisha ka drejtuar Shqipërinë për dekada, si president, kryeministër, lider opozite. Si çdo figurë e madhe historike, ka pasur sukseset dhe gabimet e tij. Por koha kërkon drejtësi në gjykim, jo histeri në sulm.

Sot, ai mbetet i vetmi autoritet legjitim, politik dhe moral që mund të riformatojë Partinë Demokratike dhe të risjellë shpresën për opozitën shqiptare. I sulmuar nga të gjithë anët, nga mercenarët e pushtetit dhe bythëlëpirësit e radhës, pikërisht sepse ende ka zë dhe ata e kanë frikë.

Berisha nuk është i paprekshëm nga kritika. Por kur sulmohet nga tipa të errët, të mllefosur, me ndonjë mbiemër të stërmadhuar si “Kokalari”, e cila ushqehet me urrejtje dhe intriga, atëherë nuk kemi më debat politik, por tentativë për përçarje.

Ai mbron Veliajn?

Mund të jetë strategji politike për të çarë mes linjës së vjetër dhe rilindjes së betonit. Quajeni diversion, por në politikë, lëvizja më e zgjuar është ajo që e trondit armikun pa e kuptuar.

Gabimi i Berishës?

Nuk arriti të mposhtte Ramën. Por nuk është vonë për të hapur rrugën e garës brenda PD-së, për të ringjallur një forcë që sot duket më shumë si një hije se sa opozitë. Dhe këtë proces nuk mund ta udhëheqë askush tjetër përveç tij, as me dhunë, as me emergjencë, por me një tranzicion politik të mençur dhe të kontrolluar.

Berisha mbetet i pakontestueshëm në PD me votë. Ai duhet të dëgjohet, të respektohet, të mbështetet, deri në ringjalljen e madhe, me një lidership të ri, të aftë, të besueshëm dhe të denjë për të sjellë rrotacionin e munguar në pushtet.

Ky është një moment historik, për vendin, për pluralizmin, për vetë demokracinë. Dhe Sali Berisha është ende çelësi. Mos gaboni derën!

Të fundit