Flash News

E-TJERA

Aleanca për Mbrojtjen e Butrinit protestë para Parlamentit: Deputetë mos u bëni tradhtorë

Aleanca për Mbrojtjen e Butrinit protestë para Parlamentit:

Aleanca për Mbrojtjen e Butrinit dhe aktivistë janë mbledhur para Parlamentit në shenjë proteste kundër ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar.

Sipas tyre projektligji që pritet të kalojë në Kuvend, parashikon dhënien me koncesion të një pasurie të rallë historike dhe kulturore, si Butrinti.

Kujtojmë që dy ditë më parë në komisionin parlamentar u rrëzua dekreti i presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjin, ndërsa aktivistët nuk u lejuan të merrnin pjesë në mbledhje.

Me pankarta ku shkruhet “deputetë mos u bëni tradhtorë mos e shisni Butrintin”, qytetarët kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga kjo nismë. Por shanset janë thuajse zero, pasi qeveria është shprehur e vendosur për këtë çështje.

 

Të fundit