Flash News

E-TJERA

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit kërkon 'ndihmën' e Metës: Mos dekretoni ligjin që e dha me koncesion

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit kërkon 'ndihmën' e

Një përfaqësi e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Në këtë takim, ekspertët i kërkuan kreut të shtetit që të mos e dekretojë ligjin që e dha Butrintin me koncesion.

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit është një aleancë qytetare, që synon të nxitë autoritetet që të veprojnë me kujdes dhe profesionalizëm shkencor në një zonë delikate me vlera të mëdha si Parku Kombëtar i Butrintit.

Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim.

 

Të fundit