Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj aktivistëve të AMT, Budina: I kanë gjuajtur me shqelma në fytyrë! Dënimi i dhunuesve varet nga ne, jo drejtësia

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit në protestë pas dhunimit të aktivistëve. 3 kërkesa ndaj qeverisë

Dhuna ndaj aktivistëve të AMT, Budina: I kanë gjuajtur me shqelma
Në foto: Robert Budina në protestën e AMT pas dhunimit të 4 aktivistëve

Dhjetëra aktivistë dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë dalë në protestë përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, kundër dhunës policore të ushtruar nga policia ndaj Astrit  Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani dhe Ergys Mërtiri dje.

4 aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pretendojnë se ndalimi dhe më pas shoqërimi i tyre është bërë pa një komunikatë zyrtare nga uniformat blu, dhe se përveç shoqërimit me forcë, dhuna ndaj tyre është përshkallëzuar në Komisariatin nr. 1.

Gjatë protestës së sotme kanë marrë pjesë edhe aktorët Neritan Liçaj dhe Robert Budina. Përmes një deklarate për mediat, Budina u shpreh se AMT ka dalë në protestë me 3 kërkesa shumë të qarta, pas dhunimit të aktivistëve nga policia.

Më tej, Budina tha se e ka vuajtur vetë mbi kurriz atë dhunë dhe e sheh këtë sulm si një sulm personal. Duke theksuar se janë bërë 11 kallëzime penale në organet e drejtësisë por pa rezultat, Budina shprehet se: "Nuk varet nga organet e Drejtësisë por nga këmbngulja jonë dënimi i personave që kanë kryer akte dhune."

"Ne kemi dalë për aktin e dhunshëm që bëri policia e shtetit pa motive dhe ne gjykojmë që kjo është një dhunë psikologjike e fizike e policisë për të na intimiduar, e para për të treguar forcën pas djalit dhe për të bërë ç'është e mundur që ne të tërhiqemi nga kjo luftë tre vjeçare paqësore. Pa asnjë motiv i vunë prangat 4 anëtarëve. Kanë gjuajtur me shkelm në fytyrë dhe shpullë një arkitekt.

Koreografi mori një çizme në fytyrë. Ai është edhe një artist i madh që ka marr vlerësime në New York. Ai person që e ka qëlluar duhet të dënohet. Nuk ka asnjë mundësi për tu bërë një politikë korrekte në Shqipëri, nëse nuk mbrojmë lirinë e shprehjes.

Deri tani kemi bërë 11 kallëzime penale. Nuk varet nga organet e Drejtësisë por nga këmbngulja jonë dënimi i personave që kanë kryer akte dhune. E shoh këtë si një sulm personal dhe një lodhje psikike të punonjësve të policisë që u morrën 3 vjet me ne. Ne kemi publikuar edhe një video ku nje polic shan me libër shtëpie ndaj nesh", tha Budina.

Kujtojmë se, mëherët përmes një njoftimi zyrtar, Alenca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar qeverisë me 3 kërkesa, duke thirrur qytetarët për protestë para Ministrisë së Brendshme:

“1. Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.
2. Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Ardi Veliu.
3. Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo t’i rikthehet qytetarëve”, shkruhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Të fundit