Flash News

E-TJERA

Aleksandër Arvizu: Vendimi për Berishën, bombë për politikën shqiptare  

Aleksandër Arvizu: Vendimi për Berishën, bombë për

Aleksandër Arvizu, i cili përfaqësoi SHBA si ambasador në Shqipëri në vitet 2010-2014, ka komentuar vendimin e DASH për t’i ndaluar hyrjen në shtetet e bashkuara, ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një reagim për MCN, ish kryedipliomati shmangu një përgjigje të gjatë për vendimin e shpallur nga sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, duke e etiketuar shkurtimisht si një bombë.

Vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare”, tha Arvizu.

Aleksandër Arvizu, shërbeu si ambasador i SHBA në Shqipëri në një moment jo të lehtë për vendin, pikërisht në 21 janarin e 2011, kur gjatë protestës së opozitës, mbetën të vrarë 4 protestues.

Asokohe Arvizu e cilësoi ish kryeministrin Sali Berisha si burrë shteti, deklaratë për të cilin më vonë kryediplomati tha se e kishte bere, pasi Berisha ishte tërhequr nga ideja e organizimit të një antimitingu.  Raportet e tij me ish kryeministrin ishin te ftohta deri në ditën e largimit te tij nga Shqipëria, kohë kur Sali Berisha tha se Aleksander Arvizu po ikte si një mik i Edi Ramës.

Të fundit