Flash News

E-TJERA

Alimehmeti: Bashkia e Tiranës ka rënë në ‘vdekje klinike'

Alimehmeti: Bashkia e Tiranës ka rënë në ‘vdekje

Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën aktuale në Bashkinë e Tiranës mbi skandalet e përfshira në çështjen 5D me drejtorët e Veliajt.

Prej disa ditësh, nga sheshi përpara bashkisë së Tiranës, qytetarët janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa Veliaj të largohet nga posti që mban.

 “Vizioni i vërtetë i Veliajt është ta vjedhë Tiranën kundrejt faktit që ai duhet të ishte aty për të administruar bashkinë e Tiranës dhe për të mbështetur qytetarët në nevojë”-u shpreh Alimehmeti i ftuar ditën e sotme në ‘Syri Digjital’.

Deklarata e tij:

“Prej datës 5 Prill qytetarët janë në protestë të mbështetur nga opozita qartësisht kundër vjedhjes dhe abuzimit në Bashkinë e Tiranës dhe kjo gjë që  ka ndodhur me emër dhe ka kaluar me heshtje  tashmë nuk kalon më asgjë madje është bllokuar çdo proçes i mëtejshëm.

Kujtojmë që prej më pak se një viti opozita ka nisur aksionin e saj në Bashkinë e Tiranës, sepse prej 4 vitesh Veliaj e kishte fushën e lirë dhe ja ku ndodhemi tani një vit më pas.

Vetëm në dy muaj e gjysmë PD ka arritur të vendosë nën reflektorin mediatik, të ndërkombëtarëve dhe nën reflektorin e gjyqësorit situatën që ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe ju garantoi që  kjo është vetëm sipërfaqja (5D, Inceneratorët).

Vizioni i vërtetë i Veliajt është ta vjedhë Tiranën kundrejt faktit që ai duhet të ishte aty për të administruar bashkinë e Tiranës dhe për të mbështetur qytetarët në nevojë.

Këtu tek ne po ndodh e kundërta, taksat po rriten dhe ato shërbimet që ne na interesojnë si: shëndetësi, kopshte apo shkolla po ulen dhe nga ana tjetër drejtorët  dhe krahët e tij të djathtë bëhen investitorë strategjikë të Tiranës.

Kjo është e vërteta se ç'po ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe prej muajsh bashkia ka ‘kaluar në një vdekje klinike’.

Të fundit