Flash News

E-TJERA

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot
Moti

Dita e sotme do të karakterizohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, teksa mjegulla e dendur do të jetë prezente përgjatë zonave luginore.

Por gradualisht, me daljen e diellit mjegulla do të vijë në shpërbërje.

Ndërkohë, gjatë ditës parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë vijës bregdetare do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5°C deri në 20°C

zonat e ulëta 7°C deri në 24°C

zonat bregdetare 11°C deri në 23°C

Të fundit