Flash News

E-TJERA

Altin Avdyli kallëzon kryetaren e Apelit të GJKKO-së për shpërdorim detyre: Ka qëndruar me "forcë" në këtë çështje

Altin Avdyli kallëzon kryetaren e Apelit të GJKKO-së për

Altin Avdyli, pjesë e dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Has, ka kallëzuar penalisht kryetaren e Gjykatës se Posaçme të Apelit, Saida Dollani për shpërdorim detyre.

Avdyli ka kërkuar përjashtimin e saj nga nga trupi gjykues. Kujtojmë që ai është nën akuzë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Altin Avdylin.

Sipas këtij të fundit, Dollani ka paragjykuar çështjen që në krye të herës dhe ka qëndruar "me forcë" pjesë e trupës gjykuese.

"Altin Avdyli ka ushtruar kallëzim në Prokurorinë e Rrethit shprehet se Relatoria e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qendruar me "forcë" në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339, duke shperdoruar hapur detyren e shenjtë të dhënies drejtësi dhe duke paragjykuar çështjen që në krye të herës", thuhet në kallëzimin e dorëzuar nga avokati i tij, Renaldi Meka.

Sipas këtij të fundit, gjyqtarja ka shkelur ligjin procedurial penal, duke treguar njëanësi dhe duke dashur të “groposë” klientin e tij, Altin Avdylin. Në dhjetor të vitit të kaluar, Avdyli kërkoi kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka, duke e shoqëruar me argumentin për njëanshmëri të saj.

Të fundit