Flash News

E-TJERA

Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK

Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK

Është zgjedhur kreu i ri i SPAK, pasuesi i Arben Krajës. Në krye të Prokurroisë së Posaçme do të jetë Altin Dumani.

Dumani është zgjedhur kreu i SPAK-ut me 5 vota pro. Kandidatët e tjetrë Adnan Xholi ka marrë 1 votë, ndërsa Edvin Kondili mori 4 vota.

Dumani deklaroi gjatë prezantimit të paltformës para KLP, se në fokus do të ketë ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsioni. Më tej shtoi se garancia më e madhe e krijimit të një prokurorie të suksesshme është bilanci i tre viteve që kaluan.

"Ndihem shumë i motivuar për të garuar për këtë funksion, pasi nëse më jepet mundësia për të drejtuar këtë institucion, do të kem në fokus ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsionin.

Unë besoj se suksesi bazohet nga bashkëpunimi, nga puna në grup, nga autonomia dhe nga integriteti i çdo anëtari të Gjykatës së Posaçme. Të flas për veten, sa herë më është dashur të angazhohem në gara, është pak e vështirë, pasi ne prokurorët jemi pak të kursyer për veten", tha Dumani. 

 

Të fundit