Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA: Krah jush kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, meritoni qeverisje të mirë  

Ambasada e SHBA: Krah jush kundër krimit të organizuar dhe
Ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur mbështetjen ndaj popullit shqiptar, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasada e SHBA, referuar fjalës së diplomates Yuri Kim në seminarin e OSBE-së mbi "Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara", qartëson se vendi meriton qeverisje të mirë dhe sundim të shëndetshëm të ligjit

"Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t'u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Të fundit