Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA: Mbështesim KLP për vendosjen e standardeve etike të sjelljes për prokurorët

Ambasada e SHBA: Mbështesim KLP për vendosjen e standardeve etike

Ambasada Amerikane deklaron se mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021.

Sipas ambasadës së SHBA, rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale

Ambasada Amerikane mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021.

Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standardet etike ndërkombëtare për prokurorët.

Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale”, shkruan ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit