Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA në Tiranë pret të ngarkuarin e ri me punë David Wisner

Ambasada e SHBA në Tiranë pret të ngarkuarin e ri me punë

Ekipi i ambasadës së SHBA në Tiranë ka pritur sot në Shqipëri të ngarkuarin e ri me punë David Wisner si edhe familjen e tij.

Në një reagim të ambasadës amerikane në rrjete sociale, thuhet se Wisner u shpreh se për të është një ndër që të shërbejë në Shqipëri, duke shtuar se pret me kënaqësi që të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën.

 “Ekipi i Ambasadës së SHBA në Tiranë priti sot në Shqipëri të Ngarkuarin e ri me Punë, David Wisner dhe familjen e tij.

Wisner tha se është një nder të shërbejë në Shqipëri dhe ai pret me kënaqësi të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e saj të jashtëzakonshme. Ambasada do të vazhdojë të ndërtojë partneritetin e saj me Shqipërinë për të çuar përpara demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit”, shkruan ambasada e SHBA.

 

Të fundit